Dasma e veçantë në Kinë, martohen njëkohësisht 7 çifte xhuxhësh (FOTO)
Ishte një martesë në grup mjaft e veçantë ajo që u zhvillua në Pekin. Shtatë çiftet të cilët u martuan ishin të prekur nga sëmundja e nanizmit duke pasur një gjatësi mesatare prej 126 cm.
Ata i kanë premtuar dashuri të përjetshme njëri-tjetrit përpara dhjetra miqve dhe të afërmve. Të sapomartuarit janë takuar në teatrin e Longzaitian ku secili punon si aktor dhe ku u organizua gjithashtu edhe dasma.
Kjo martesë kaq e veçantë u organizua me bashkëpunimin e një numri të madh institucionesh midis të cilave janë Departamenti i Kulturës së Pekinit dhe Federata për të paaftët e Pekinit si pjesë e një projekti të madh, i cili u është dedikuar të prekurve nga nanizmi. Dhjetëra vullnetarë kanë ofruar ndihmën e tyre në organizimin e dasmës.

Martesa e çifteve të preur nga nanizmi
Nuset janë rregulluar nga parukierë dhe estetistë, madje rrobat e nuses dhe dhëndrit janë të qepura me porosi duke u nisur kjo nga përmasat e tyre trupore.

Parakalimi në tapetin e kuq

Momenti i dhurimit të luleve

Çifte vërtet fantastikë
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: