Angli Baloteli apelon pezullimin prej 3 ndeshjesh
Mario Baloteli ka pranuar kartonin e kuq qe gjyqtari Din i ka nxjerre ne ndeshjen kunder Uest Bromuic megjithate do ta kontestoje pezullimin prej tre ndeshjeve nga Premier Liga. Talenti italian i Mancester Sitit ishte protagonist ne transferten e veshtire te dielen kur shenoi nje dopiete qe u dhuroi tri piket te kalterve por doli dhe me te kuqe pas nje goditjeje te kundershtarit Jusuf Mulumbu ne minuten e 63-te. Kjo beri qe trajneri Roberto Mancini te nervozohej dhe fillimisht te kerkonte qe Federata tia hiqte kartonin sulmuesit. Por Supermario do te mungoje ne derbin e neserm kunder Mancester Junajtid. Vendimi i Komisionit te Disiplines do te merret sot.