E Diel, 1 Nëntor 2026

Mamurras, gjendet trupi i pajetë i një 27 vjeçari

Një trup i pajetë është gjetur këtë pasdite në një fushë sporti në Mamurras. Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, pas një telefonate, bëri të ditur se viktima është e seksit mashkull, i përket shtetasit Lulzim Mallkuçi, 27 vjeç. Trupi i pa jetë është zbuluar në një pellg uji, i mbytur. Sipas burimeve, nga hetimet paraprake ka rezultuar se i riu në gjendje të dehur ka rënë aksidentalisht në një pusetë. Burimet shtojnë më tej se megjithatë hetimet po vazhdojnë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›