“Kartat”, nuk dihet se kur do nis procesi në Gjirokastër
Ende e paqartë data se kur do të nis procesi i prodhimit të kartave të identitetit në rrethe. Në Qarkun e Gjirokastrës, askush nuk ka një ide për nisjen e prodhimit me letërnjoftimet biometrike. Të paqartë janë edhe përfaqësuesit vendor.
GJIROKASTËR- Mbetet peng i marrjes së udhëzimeve procesi i kartave të identitetit në Gjirokastër, asnjë aplikim nuk ka nisur deri më tani dhe për më tepër autoritete nuk kanë informacion se kur do të nisë realisht procesi, në një nga qarqet më të mëdha të jugut të vendit.
Pranë zyrave të postës shqiptare nuk kanë mbërritur ende kuponat, ndërsa përgjegjësit pranë këtyre zyrave në Gjirokastër bëjnë të ditur se procesi për aplikimin me karta identiteti nuk ka nisur dhe nuk dihet ende se kur do të nisë dhe qytetarët pavarësisht interesit që kanë shfaqen konfuzë.
Deri tani pranë prefekturës së Gjirokastrës është bërë e mundur krijimi i listave për personat pa dokument identifikimi. Listat për momentin kanë mbërritur në Prefekturë dhe më pas do të dërgohen nëpër njësitë përkatëse. (a.r/news24/balkanweb)