E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurras, kufoma e gjendur i përket një 27 vjeçari

Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur pasditen e sotme në një fushë sporti në hyrje të qytetit të Mamurrasit. Trupi i përket Lulzim Mallkuçi 27 vjeç dhe sipas policisë mendohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e konsumimit të alkoolit. 

LAC-Identifikohet Lulzim Mallkuçi 27 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u gjet në një fushë sporti në hyrje të qytetit të Mamurrasit. Kufoma u gjet nga kalimtarë të rastit pasditen e sotme. Sipas të dhënave nga policia ka qenë një telefonatë e bërë në zyrën e drejtorisë së policisë së Lezhës, ku u njoftua për gjetjen e trupit të pajetë të 27 vjeçarit, Mallkuçi. Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje u bë e mundur identifikimi i kufomës. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se vdekja e 27 vjeçarit të këtë ardhur nga konsumimi i tepërt i alkoolit. Trupi i pajetë është transportuar për në morgun e spitalit të Laçit për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.Lajmi tronditës pason atë të dy ditëve më parë. Të dielën pehskatarët e Lezhës janë tmeruar kur në rrjetat e tyre në ujrat e Shëngjinit kanë peshkuar një kafkë njeriu.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›