Mamurras, grabitet taksisti, në kërkim autorët

Shfaqen sërish klientët-grabitës të taksistëve në akset rrugore të vendit. Një taksist është bërë pre e grabitësve mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka qenë duke i shërbyer si taksi dy personave që i kishte marrë si pasagjer nga Tirana për në Mamurras.
Mësohet se taksisti, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur punonte edhe si polic në kryeqytet dhe dy grabitësit me të mbërritur në destinacion përveç parave i kanë vjedhur edhe armën e shërbimit.
Menjëherë dy grabitësit janë larguar nga vendngjarja ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.