Vrasja e 62-vjeçarit në Vlorë, kapet autori

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së 62-vjeçarit në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 36-vjeçari Fatmir Petraj nga Selenica.
Arrestimi I tij u bë pasi 36-vjeçari dyshohet se ditën e djeshme rreth orës 18.30 në vendin e quajtur "Bishti i Malit" në bashkinë Selenicë në bashkëpunim me me disa persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim kanë vrarë për motive hakmarrjeje 62-vjeçarin Batjar Llanaj.
Sipas policisë 62-vjeçari ishte duke udhëtuar nga Selenica për në Vlorë me automjetin e tij tip Mercedes-Benz me targa VL 6368 C në momentin kur është qëlluar me armë. Gjithashtu nga të shtënat me armë zjarri, në vendin e ngjarjes ka ngelur i plagosur dhe shtetasi Fatmir Petraj (personi i arrestuar) i cili ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 36-vjeçarit I kanë kaluar prokurorisë për veprën penale "Vrasje me paramendim" e kryer në kushtet e bashkëpunimit dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".