E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia, ministrat e BE-së vazhdojnë konsultimet për ndihmat e tjera

Ministrat e financave të eurozonës nuk kanë mundur të bien dakord gjatë një takimi në Bruksel për një paketë të re ndihme prej miliardash për Greqinë e zhytur në borxhe. Diskutime pati për kërkesën e veçantë të Gjermanisë, që edhe kreditorët privatë të Greqisë, si bankat dhe kompanitë e sigurimeve duhet të jepnin kontribut. Sipas propozimit të ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schauble, ata duhet të shkëmbejnë borxhet e tyre në bono me vlerë për një afat të gjatë kohor. Disa vende të eurozonës dhe Banka Qëndrore Europiane e hodhën poshtë këtë plan, për shkak të rreziqeve potenciale në tregjet financiare. Greqia vazhdon të ketë probleme financiare, me gjithë se në 2010 nga BE, vendet e eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar mori një paketë ndihme prej 110 miliradë eurosh. Sipas vlerësimeve Athinës i nevojiten edhe 90 deri në 120 miliardë euro të tjera. Ministrat e financave të zonës euro do të takohen për këtë temë përsëri ditën e dielë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›