E Diel, 1 Nëntor 2026

Mamurras, përleshje me armë mes të rinjve, 1 i arrestuar

MAMURRAS- Arrestohet nje prej autorëve të përleshjes me armë në qytetin e Mamurrasit.

Burime të policisë bëjnë të ditur se është vënë në pranga 37 vjecari Arjan Laska nga fshati Drojë i Kurbinit, si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur natën e 18 shkurtit në Mamurras.

Sërish sipas policisë, Laska akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Natën e 18 shkurtit dy grupe te rinjsh u përplasen me armë zjarri në qendër të qytetit të Mamurrasit. Si pasoje e ketij sherri ka patur dhe 4 të plagosur, por nuk bëhet ende i ditur indetiteti i tyre.
NEWS24 informon se dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas të dhënave, mendohet se sherri ka nisur si pasoje e një grindje pr motive banale mes dy grupeve të rinjsh, duke përfundur në shkëmbim zjarri mes tyre. Të rinjtë qëlluan ne drejtim të njëri-tjetrit me pistoletë dhe automatik për disa minuta, c’ka solli edhe panik tek banorët e Mamurrasit.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›