Kthehet bora izolohen komunat në Kukës e Tropojë
TIRANE-Rikthimi i motit të keq me reshje bore e ngrica ka sjellë një situatë të rënduar në qarkun e Kukësit, në veri të vendit.
Autoritetet lokale njoftuan sot se trashësia e dëborës në qarkun verior ka arritur deri mbi 10 centimetra, ndërsa në fshatra e zona të thella rreth mbi 50 centimetra.
Sipas burimeve, dëbora ka shkaktuar probleme në akset lokale Kukës-Qafë Mali, Kukës-Krumë dhe Bajram Curri-Qafë Mali.
Ndërsa akset nacionale me probleme janë Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec dhe Krumë-Tropojë.
Komuna të bllokuara janë Zapod,Grykcaj, Ujmisht, Arrën e Shishtavec, ndërsa në Tropojë, Lekbibaj e Margegaj ndërsa në Has e bllokuar për momentin është komuna Gjinaj.
Kurse autostrada Kukës-Morinë është bllokuar nga bora por është mundësuar kalimi vetëm në një krah.
(d.b/BalkanWeb)