PD miraton kufizimin imunitetit dhe ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit
TIRANE-Ndërsa një ditë më parë i miratoi në parim, sot Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, të ndryshuar”dhe aneksit të saj (Projektvendimi për kufizimin e imunitetit të deputetit dhe kushtet për autorizimin e ndjekjes penale). Opozita nuk mori pjesë në votimin e dy nismave të PD.
Anëtarët e opozitës u shprehën edhe sot kundër nismës së PD për kufizimin e imunitetit dhe ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.
Deputetët socialistë në këtë Komision e e kanë cilësuar absurde edhe ndryshimin e asaj pjese të rregullores së Kuvendit ku citohet se deputeti që zapton më shumë se një minute foltoren e foltoren e Kuvendit merr vërejtje dhe kur qëndron më shumë se dy minuta, merr masa perjashtuese.
Deputeti socialist Pandeli Majko tha se kjo masë fut në krizë institucionin e Kuvendit. Sipas Majkos kriza e thellë politike që kalon vendi nuk zgjidhet me ndryshim të rregullores dhe kjo sipas tij është një përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës. Por është kundërpërgjigjur kreu i komisionit të ligj Ilir Rusmali i cili sipas tij është PS që kërkon uzurpimin e parlamentit.
Ndërsa nismat u hodhën në votim, deputetet e Opozites kanë braktisur Komisionin Parlamentar të Ligjeve.
Nisma e PD për kufizimin e imunitetit të deputetit dhe kushtet për autorizimin e ndjekjes penale, synon kufizimin e imunitetit të deputetëve për fillimin e ndjekjes penale për veprat penale që lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv sipas dispozitave të Kodit Penal.
Gjatë mbledhjes së sotme Komisioni i Ligjeve miratoi edhe dy projektligje të rëndësishme, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së NATO-s për mirëmbajtjen dhe furnizimin (NAMSA), për demontimin e municioneve” si dhe projektligjin “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës , për zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë dhe statusin e saj ligjor.
(d.b/BalkanWeb)