E Diel, 1 Nëntor 2026

Mamurrasit i hiqet sherbimi mjekesor 24-oresh

Mamurrasit i hiqet sherbimi 24 oresh i mjekeve te urgjences. Ka te pakten gjashte muaj qe spitalit te kesaj zone, me nje urdher te leshuar nga ish-ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, nuk ka sherbim 24 ore te urgjences, duke u prere edhe fondet per pagesen e mjekeve qe kryenin sherbim ne kete spital. Aktualisht, spitali ka nje infermier urgjence paradite, ku mungojne ilace e gjithcka e nevojshme per t'u dhene ndihmen mjekesore pacienteve ne momentin e pare kur paraqiten tek mjeku. Deri tani nuk ka pasur viktima per mungese kujdesi nga mjeket, por ne raste aksidentesh, per shkaqe njerezore apo natyrore, ne Mamurras, vdes per mungese sherbimi nga mjeket, nese semuresh pasdite apo naten. Dede Ndreca, kryetar i Bashkise Mamurras, shprehet se flitet cdo dite per ngritje te nivelit te sherbimit, ndaj qytetareve, ndersa Mamurrasi ndodhet perballe nje fakti shume te cuditshem qe nuk ka sherbim urgjence "non stop". "Ne nuk mundet te paramendojme sa aksidente ndodhin, sa konflikte apo njerez semuren dhe kur mund te semuren. Imagjinoje nje njeri te aksidentuar, apo nje te plagosur, apo nje person qe dergohet per lindje, ta dergosh nga fshatrat e Mamurrasit, ne spitalin e Lacit apo Tiranes", thote Ndreca. Si tregon se ka kontaktuar edhe me ish-ministrin e Shendetesise, por asgje nuk eshte bere per zgjidhjen e ketij problemi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›