QSUT, rrezikohen fondet e ilaceve
Vonesat ne prokurimet e tendereve te ilaceve per Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", rrezikojne djegien e te gjithe fondit te parashikuar per dicka te tille. Alarmin e ka dhene dje drejtoresha e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane, Gjeorgjina Kule. Ajo beri me dije se QSUT po perpiqet qe te prokuroje tendere te cilet duhet te kishin perfunduar qe ne muajin mars-prill. Ajo ka dhene alarmin se afati i fundit per prokurimin e ketyre tendereve skadon brenda muajit tetor, cka mund te coje ne djegien e fondeve te parashikuara per kete.
Tenderet
Drejtoresha e Qendres Spitalore Universitare te Tiranes, Gjeorgjina Kule ka deklaruar dje se aktualisht QSUT ka filluar prokurimet per tendere qe duhej te ishin bere qe ne mars dhe prill te ketij viti. Ndersa, Kule ka leshuar alarmin se afatet skadojne brenda muajit te ardhshem. Behet fjale per 8 procedura tenderimi per blerjen e ilaceve, aparaturave te zemres, preparateve citostatike, etj. "Ne aktualisht po bejme nje pjese te prokurimeve qe duheshin bere qe ne mars. Jemi para nje fakti qe ne fund te tetorit duhet te mbyllen te gjitha proceset e prokurimit dhe shpeshhere jemi te gjendur para te papriturave. Per kete arsye, kemi frike se nuk do te arrijme t'i realizojme dot deri ne fund te tetorit, sepse periudha eshte shume e shkurter", ka deklaruar dje drejtoresha e QSUT, Gjeorgjina Kule. Njeri nga shkaqet pse rrezikohet djegia e fondit te parashikuar eshte edhe procedura e animimit te firmave qe nuk shpallen fituese te tenderit. Sipas ligjit, kur nje firme shpallet fituese, firmat e tjera pjesemarrese kane te drejte te ankohen ligjerisht dhe zyrtarisht dhe per kete ekziston nje afat 40-ditor. Por, nese jemi te gjendur para faktit se edhe me pak se edhe nje muaj afati i fundit skadon, atehere rrezikohet djegia e fondit. Ne te kundert, heqja e procedures se animimeve nga firmat jo fituese ne tendere, do te conte ne shkeljen e ligjit.
Stafi
Te henen e kaluar ishte lajmeruar fillimi i kontrolleve te imeta nga auditi i QSUT, si dhe nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Megjithate, nje proces i tille nuk ka nisur ende. Burime te pakonfirmuara kane deklaruar se pervec ketyre dy strukturave kontrollore, pritet te niset edhe nje grup auditi nga Kryeministria, pikerisht per kete gje. Me konkretisht, do te synohet tek shkeljet qe jane bere me tenderet, por edhe me punesimin e njerezve qe nuk jane parashikuar ne strukture. Per kete ceshtje, drejtoresha Gjeorgjina Kule eshte shprehur se vihet re nje fryrje e panevojshme e administrates. "Disa prej personave qe hyjne ne kete kategori jane pushuar dhe kryesisht keta rezultonin se ishin punesuar ne muajt e fundit", u shpreh Kule. Ajo ka sqaruar se ka sqaruar se eshte dhene nje urdher per pezullimet e emerimeve ne te gjitha hallkat, per punesimet e bera ne muajin gusht. "Do te verifikojme se cilet prej punonjesve te personelit bejne pjese ne strukture. Ata qe nuk e plotesojne kete kusht, do te pushohen nga puna", paralajmeroi Kule. Sa u perket ilaceve te mbetura stok, ajo ka treguar se po terhiqet vetem nje pjese e tyre qe mund t'i nevojitet QSUT-se. "Per ilacet qe kane perdorim te ngadalshem apo te rralle, nuk kemi pse t'i transferojme nga nje farmaci ne tjetren, qe te ngelin stok ne farmacite e tjera", eshte shprehur Kule, duke shtuar se do te terhiqen vetem ilacet qe jane te nevojshme dhe qe vertete u hyjne ne pune pavijoneve te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane. Per shkak te abuzimeve ne rretheve, ku me cmim disa here me te larte sesa cmimi real i tyre jane blere medikamente te panevojshme, jane krijuar stoqe ne farmaci, me nje vlere rreth 26 milione euro. Skandali u be i ditur pak dite me pare nga ministrja e re e Shendetesise, Anila Godo. Por, edhe pse nje gje e tille u be publike ne menyre zyrtare nga Godo, Prokuroria nuk nisi hetime, ne pritje te nje kallezimi penal. Kesisoj, asnje nuk del i prekur nga ky skandal, i cili nxjerr ne pah shkelje mjaft te medha, ne kurriz te pacienteve, te cilet ne QSUT kane vuajtur per ilace nga me te ndryshmet.