"Spitalet e Jugut vuajne per specialiste"
Ministrja e Shendetesise, Anila Godo peruroi dje, urgjencen e re ne qytetin bregdetar te Sarandes. Ne kete ceremoni moren pjese te gjithe autoritetet vendore te rrethit. Pas ceremonise, Ministrja e Shendetesise, Anila Godo eshte takuar me personelin e Spitalit, ku eshte njohur me problemet e hasura te stafit dhe ka siguruar bashkepunimin e ministrise me autoritetet vendore per problemet e shendetesise. Vizita e Ministres se Shendetesise, Godo, ka vijuar ne spitalin e Delvines, ne kuader te inspektimit te qendrave shendetesore ne vend. Ministrja Godo, pas takimit me drejtuesit dhe mjeket e spitalit te Tepelenes u shpreh se gjate vizitave ne spitale ka verejtur mjaft probleme. "Problemi me kryesor qe ne e gjejme ne rrethet e thella eshte mungesa e specialisteve. Ne shume specialitete mungojne specialistet, te cilet per arsye te ndryshme jane larguar nga Tepelena dhe nuk jane zevendesuar me te tjere", tha Godo, duke premtuar se ky problem po kthehet ne prioritet per t'u zgjidhur nga Ministria e Shendetesise. Por, sipas saj, ka dhe probleme te tjera qe do te nderhyhet per t'i minimizuar dhe zbutur ato. Gjithashtu, Godo u shpreh se kete vit mund te gjendet nje zgjidhje e mire ne baze te projektit te mbeshtetur nga USAID dhe qeveria shqiptare, per rikonstruksionin dhe pajisjen qofte me kapacitete njerezore profesionale, qofte me pajisje mjekesore, te se gjitha qendrave shendetesore. "Ka probleme te tjera qe kane te bejne me rikonstruksionin e spitalit te Tepelenes, -tha ministrja Godo. Ne fakt per 3 vjet nuk eshte vene dore ne spital sidomos reparte si ai i pediatrise dhe i patologjise meritojne nje rikonstruksion dhe kjo do te diskutohet ne ministri", eshte shprehur ajo.
Ilacet
Prioritet i ministrise se Shendetesise mbetet permiresimi i sherbimit ne shendetin paresor dhe pajisja me medikamente. Godo eshte shprehur se problemet me stoqet e medikamenteve, jane te mbartura qe prej vitit te kaluar dhe se shpejti do te gjendet nje menyre me efikase e shperndarjes se tyre.
Ilacet
Prioritet i ministrise se Shendetesise mbetet permiresimi i sherbimit ne shendetin paresor dhe pajisja me medikamente. Godo eshte shprehur se problemet me stoqet e medikamenteve, jane te mbartura qe prej vitit te kaluar dhe se shpejti do te gjendet nje menyre me efikase e shperndarjes se tyre.