E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City pas Zarates

Manchester City planifikon të paraqesë ofertë për sulmuesin e Lazios, Mauro Zarate. Tabloidi anglez The Mirror ka bërë të ditur të dielën se 22-vjeçari mund të rikthehet në Premierligë ku kishte kaluar gjashtë muaj në formë huazimi te Birminghami, nga janari 2008.

Vitin e kaluar, ai nënshkroi kontratë me Lazion, pas huazimit fillestar nga klubi i Katarit, Al Sadd. Mirëpo, menaxheri i ri i Manchester Cityt, Roberto Mancini – ish-sulmues i Lazios – besohet se është adhurues i madh i Zarates dhe mendon ta transferojë në Eastlands.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›