Alves mungon për tri javë

Barcelona ka njoftuar se mbrojtësi i djathtë, Dani Alves do të qëndrojë jashtë fushës për rreth tri javë. Braziliani 26 vjeç ka çarë një muskul në këmbën e djathtë para ndeshjes kundër Getafes, të shtunën në Nou Camp.
Ai nuk u paraqit në takim, të cilin Barcelona e fitoi 2-1 dhe ruajti epërsinë prej pesë pikëve ndaj Real Madridit. Alves do t’i mungojë gjigantit katallan për ndeshjet e ardhshme kampionale kundër Atletico Madridit dhe Racing Santanderit si dhe përballjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Stuttgartit.