E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern kërkon Pienaarin

Bayern Munich është duke përgatitur ofertë prej 15 milionë funtash për mesfushorin e Evertonit, Stephen Pienaar.

Tabloidi anglez, The Daily Star ka njoftuar të dielën se Pienaar 27 vjeç ka refuzuar mundësinë e vazhdimit të kontratës me Evertonin, që është paraparë t’i skadojë në qershor 2011.

Një paraqitje e mirë e tij në Kampionatin botëror për nikoqirin Afrikën e Jugut mund të detyrojë Evertonin t’i ofrojë kontratë të re të përmirësuar, përndryshe rrezikojnë ta humbim pas interesimit të klubeve më të mëdha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›