Hleb: Interesi nga Bajerni, më nderon
Në një kohë kur Barcelona interesohet për Frank Riberi, Bajerni i Mynihut po studion mundësitë për të afruar mesfushorin e katalanëve, Aleksandër Hleb. Bjellorusi kërkohej nga gjigandët bavarezë përpara se të transferohej nga Arsenali në "Kamp Nou" për afro 15 milionë euro. 27-vjeçari, i cili nuk u ngrit asnjëherë në nivelet e pretenduara te Barça, shprehet "i nderuar" prej faktit se Bajerni vazhdon të interesohet për të. "Për moshën që kam, jam në kulmin e karrierës dhe nuk dëshiroj që t‘i kaloj këto vite duke qëndruar i ulur në stolin e rezervave", tha Hleb. "Bajerni është një klub i veçantë dhe jam shumë i nderuar që ata më pëlqejnë".