E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Siti, futbollisti Riçards ndalohet nga policia

Mançester - Futbollisti i Mançester Sitit, Mikah Riçards është ndaluar ditën e djeshme nga policia për shkak të një sherri të ndodhur në një bar qe ne date 24 dhjetor 2008. Riçards, i cili luan edhe në përfaqësuesen e Anglisë, është marrë në pyetje në stacionin e policisë në qytetin e Mançesterit.

Klubi i Mançesterit ka reaguar menjëherë me anë të trajnerit Mark Hjuxh, i cili deklaron: “I qëndrojmë pranë lojtarit ne çdo moment në këtë situatë të vështirë. Të shtunë nndaj Midellsbrout ai do të luajë që nga minuta e parë”.

Policia e Mançesterit nuk ka zbardhur detajë të më tejshme, duke lënë në pikë pyetje, në se futbollisti do të ndiqet penalisht apo jo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›