Zllatko Daliç largohet përfundimisht nga Dinamo
Tiranë - Zllatko Daliç është larguar përfundimisht nga drejtimi i skuadrës së Dinamos pas takimit që ai ka zhvilluar sot me presidentin Besnik Sulaj. Trajneri kroat i Dianmos vendosi për largimin e tij dje, menjëherë pas humbjes 0-1 me skuadrën e Partizanit në derbi. Pas ndeshjes ai u takua me futbollistët, dhe pati deklaruar se sot do të fliste me presidentin dhe historia e tij tek Dianamo do të mbyllej.
"Sot zhvillova takimin e fundit me residentin, dhe pastaj u takova me stafin dhe lojtarët, -deklaron tekniku Daliç. Pas bisedave kam vendosur përfundimisht që të largohem nga Dinamo”.
Zllatko Daliç e drejtoi Dianmon në 19 ndeshje, duke arritur të marrë 29 pikë në 7 fitore, 8 barazime dhe 4 humbje. Dinamo ndodhet në vendin e tretë në të njëjtën kuotë pikësh me Besën dhe 8 më pak se Vllaznia e vendit të parë.