E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Siti hedh hapin e parë drejt çerekfinales

Mançester - Mançester Siti me fitoren e pastër 2-0 kundër Alborgut hedh hapin e parë për në çerekfinalet e Kupës Uefa. Anglezët janë treguar superior përballë norvegjezëve gjatë gjithë takimit, duke koleksionuar në fund të ndeshjes një rezultat të favorshëm.

Mançesteri do ta gjente avantazhin që në minutën e 8-të me anë të Caicedo. Po në pjesën e parë ky ekip do të arrinte të shënonte edhe golin e dytë me anë të Philips në minutën e 30-të. Me rezultatin 2-0 mbyllet edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë është zhvilluar një lojë shumë e qetë, ku skuadrat nuk arritën dot të shënonin asnjë gol. Tregues tjetër i qetësisë së ekipeve është edhe numri i kartonave, vetëm nga një i verdhe për secilin ekip.

Mançesteri duket më pranë çerekfinaleve të Kupës Uefa me këtë rezultat, megjithatë Alborgu kërkon të shfrytëzojë edhe ndeshjen e ardhshme, e cila do të zhvillohet pas një jave.

Rezultatet e tjera të Kupës Uefa mund t’i shihni në logon e këtij kompeticioni në homepage.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›