E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udineze fiton pastër kundër kampionëve të Zenitit

Udine - Udineze arriti të marrë një fitore të pastër 2-0 përballë Zenitit në ndeshjen e parë për 1/8-at e Kupës Uefa. Italianët e kthyen rezultatin në fovorin e tyre vetëm në pesë minutat e fundit, me anë të Kualjarelës dhe Di Natales nga 11-metërshi.

Ndeshja mes këtyre dy ekipeve u karakterizua nga tensioni, gjë që e tregojnë edhe kartonat e shumtë. Udineze mori 5 kartona të verdhë, ndërsa Zeniti, veç pesë të verdhëve, u detyrua ta mbyllë takimin me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të Juri Zhirkovit në minutën e 90-të.

Goli i parë për skuadrën e drejtuar nga Marino do të vinte në minutën e 85-të me anë të të përhershmit Kualjarela. Në minutën e fundit të kohës së rregullt Udineze fitoi një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Antonio di Natale.

Me fitoren 2-0 skuadra e Udinezes duket më e favorizuar për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohët pas një jave në Shën Pietërburg. Rezultatet e ndeshjeve të tjera mund t'i shihni në logon e Kupës Uefa në homepage.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›