E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseja e Canës mposht Ajaksin e Amsterdamit

Marsejë - Marseja e Lorik Canës arriti të mposhtë Ajaksin e Amsterdamit me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë për 1/8-at e Kupës Uefa. Gjithçka në këtë takim u regjistrua në pjesën e parë.

Cheyrou kalon në avantazh Marsejën në minutën e 19-të. I rikthyeri Niang arrin të dy-fishojë rezultatin në minutën e 33-të. Ajkasi arrin të fitojë një 11-metërsh vetëm 3 minuta më vonë, i cili ekzekutohet saktë nga Suarez. Futbollisti Wiel e lë skuadrën e Ajaksit me 10 lojtarë pas daljes me të kuq në minutën e 42-të.

Pjesa e dytë e takimit nuk shënoi asgjë, duke lënë të paprekur rezultatin 2-1. Kualifikimi mbetet plotësisht i hapur për në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave në Amstardam.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›