E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man. United, Ferguson: Mourinjo pasardhësi im

Sër Aleks Ferguson dëshiron Hoze Mourinjon si pasardhës të tijin tek klubi i Mançester United. Tekniku i Mançesterit ka një opinion mëse pozitiv për teknikun portugez dhe e shikon të mundshëm opsionin e Mourinjos si teknikun që do pasojë punën e tij te Mançesteri. “Më pëlqen Mourinjo”, deklaron Fergsuon për Daily Star, “është i zoti dhe kemi një raport të shkëlqyeshëm. Pasardhësi im? Cilidoqoftë ai, duhet të ketë një eksperiencë të konsiderueshme. Sot Mançester United është një armatë e vërtetë. Klubi për të cilin firmosa në 1986 s’ka asgjë të përbashkët me të sotmin. Gjithsesi, shpresoj të qëndroj këtu edhe për tri vjet të tjera.”

Ferguson deklaroi gjithashtu se dëshironte të fitonte edhe dy herë të tjera Ligën e Kampioneve, duke u shprehur se ka fituar pak në arenën ndërkombëtare duke parë potencialin e ekipit të tij.

I menjëhershëm ka ardhur edhe përgënjeshtrimi i Hoze Mourinjos, i cili deklaroi se nuk kishte ndërmend të largohej nga Interi. “Do respektoj kontratën time këtu, do rri të paktën edhe dy vjet të tjera, derisa të përfundoj atë cikël që sapo kam nisur”, u shpreh portugezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›