E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi uron katolikët për ditën e pashkës

Prishtinë-Kryeministri Hashim Thaçi uroi sot Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve. "Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju z.Gjergji dhe gjithë besimtarëve katolikë të Kosovës, ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për festën e Pashkëve, duke iu uruar mirësi, paqe dhe lumturi", thuhej në mesazhin e kryeministrit Thaçi.

"Uroj që festën e Pashkëve ta kaloni sa më mirë me familjet dhe të afërmit tuaj me bindjen se për Kosovën dhe qytetarët e saj janë duke ardhur gjithnjë e më shumë ditë të mira për punë, jetesë dhe festime dinjitoze", vijon mesazhi i kryeministrit kosovar.

"Dita e Pashkëve, kjo festë e shenjtë e simbolit të fuqishëm të Rilindjes së besimit, festohet në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike me perspektivë të ndritur euroatlantike", shprehet kryeministri Thaçi në mesazhin e tij të urimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›