E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man United, klubi më i madh në ishull

Tashmë është zyrtare. Emri i klubit më të madh e më të suksesshëm në Angli është Manchester United.

Ekipi i Sir Alex Ferguson një javë para përfundimit të kampionatit ka siguruar titullin e 19- të, duke eklipsuar rekordin që mbante për 21 vjet Liverpooli.

Wayne Rooney ka shënuar golin e barazimit nga penalltia në ndeshjen me Blackburn në Ewood Park. Paraqitja e United nuk ka qenë ndër më të mirat, por duket se titulli u sigurua me fitoren e madhe ndaj Chelseat javën e kaluar.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›