E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë dopingu!? Merson gënjen

Trajneri i Arsenalit, Arsene Venger, i ka hedhur poshtë pretendimet e ish-sulmuesit të Arsenalit, Paul Merson, se kishte mare doping në kohën kur luante tek “topçinjtë”.

Ish-ylli i kësaj skuadre e akuzoi Wengerin se ishte në dijeni të marrjes së lëndëve të ndaluara për futbollistët, e madje se ua jepte ato vetë personalisht.

“Nuk i marr seriozisht këto komente. Nuk më kujtohet sesa lojtarë kanë luajtur gjatë 15 viteve që unë qëndroj në stolin e kësaj skuadre. Ndoshta janë rreth 200 dhe disa kanë luajtur në ekip për gati 10 vjet. Paul Merson ka qëndruar nën drejtimin tim vetëm për 4 muaj, prandaj unë mendoj se është më mirë që të pyesni futbollistët që kanë luajtur” deklaroi Arsene Wenger.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›