Mançester Siti futet në garë për Luis Fabianon
Sulmuesi brazilian i Seviljas kërkohet prej kohësh nga Milani, por drejtuesit e skuadrës italiane nuk kanë arritur dot të merren vesh për shumën që kërkojnë spanjollët. Sevilja kërkonte 30 milionë euro, ndërsa Milani ishte i gatshëm të ofronte vetëm 18 milionë.
Nga të dhënat e fundit klubi spanjoll duket se e ka ulur ndjeshëm shifrën e sulmuesit 29-vjeçar, por futja në skenë e Mançester Sitit mund të prishë planet e trajnerit të Milanit, Leonardo. Mediat britanike raportojnë se drejtuesit e Sitit po përgatisin një ofertë prej 25 milionë eurosh për të marrë shërbimet e Luis Fabianos.