Manaj: GJND-ja nuk do të mohojërealitetin në Kosovë
PRISHTINE-“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk do ta mohojë realitetin në Kosovë dhe të drejtën e saj për shpalljen e pavarësisë. Sot pavarësia është realitet i njohur nga 69 shtete, duke përfshirë edhe vendet prijatare të demokracisë në botë”, deklaroi zëvendëskryeministri Ramë Manaj.
Ai shtoi se opinioni këshilldhënës i GJND-së do t’u krijojë mundësi, “mbi të gjitha pesë vendeve të Bashkimit Evropian, por dhe shumë vendeve të botës që të njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Manaj.
Deklarata e Manajt u bë në prag të 22 korrikut, datës së publikimit të opinionit këshilldhënës të GJND-së mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)