E Diel, 1 Nëntor 2026

Maxhoranca miraton buxhetin 2010, opozita braktis sallën para votimit

Ka qenë kjo finalja e më shumë se 13 orë diskutimesh që u zhvilluan në parlamentin shqiptar ku ndryshimet buxhetore të vitit 2010 u miratuan me 71 vota. Pak minuta para votimit opozita e ka braktisur sallën e Kuvendit duke mos marrë pjesë në votim. Në fjalën përfundimtare ministri i financave tha se me këtë veprim opozita e zëvendësoi alternativën me dyshime shtrembërime e mallkime, ndërkohë që sipas tij shkurtimi i buxhetit është një mundësi për të rritur ritmet e zhvillimit.

• Kundërshton opozita: Vendi në krizë

"Qeveria vjen për të propozuar një model buxhetimi, e cila bazohet në një rritje ekonomike prej rreth 4.1 për qind për vitin 2010, e cila rezulton nga kombinimi më i madh pozitiv i të gjithë agregatëve të brendshëm, monetar dhe ekonomik, financiar dhe njerëzor të cilët do të mundësojnë përshpejtimin në muajt në vijim të rritjes së ekonomisë së vendit dhe kapjen e ritmeve më të larta rreth fundit të këtij viti të krahasueshme me mesataren e viteve të mëparshme", tha Ritvan Bode, ministër i Financave.

Javën që vjen ndryshimet buxhetore do të kalojnë nen për nen në seancë plenare. Sipas shkurimeve të programuara të ardhurat e buxhetit reduktohen me 27 miliardë lekë, ndërkohë që shpenzimet do të ulen me 39 miliardë lekë.

Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e martë , 20 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›