Manaj: UNMIK’u nuk mund të ketë rol ndërmjetësues

Në kohën kur është duke u përfolur për formatin e bisedimeve Kosovë - Serbisë dhe mundësisë së ndërmjetësimit nga UNMIK-u, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës mohojnë këtë mundësi, ndërsa opozita kërkon që të mos ketë bisedime me Serbinë pa njohjen e shtetit të Kosovës nga kjo e fundit.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramë Manaj ka thënë se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit do të shqyrtohet progresi i arritur në Kosovë, të cilin progres do ta prezantojë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni.
Ndërsa Lidhur me bisedimet e mundshme Kosovë-Serbi, ai ka shtuar se në kohën e duhur mund të bëhen diskutime të drejtpërdrejta të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, por gjithmonë në nivel të përfaqësimit të zyrtarëve më të lartë të shtetit sovran të pavarur të Republikës së Kosovës, me ata të Serbisë dhe ka mohuar mundësinë që UNMIK-u të ketë rol ndërmjetësues.
“Jo UNMIK-u nuk mund të ketë rol ndërmjetësues, ne të gjithë e dimë se roli i UNMIK-ut është në zbehje, drejt zhbërjes përfundimtare, sepse realitetit ka shumë përpara”, ka thënë zëvendëskryeministri Manaj, transmeton Kosovapress.
Sipas tij rezoluta 1244 në praktikë është e tejkaluar, mirëpo komunikimi me Këshillin e Sigurimit të OKB-ve, është në interes të Kosovës dhe do të vazhdojë edhe tutje.
Ai nuk ka përmendur emra se si do të përfaqësohet Kosova në bisedimet me Serbinë, por ka thënë në se do të përfaqësohet nga nivele të larta shtetërore. Sipas tij në këto bisedime do të diskutohet edhe për fatin e pagjeturve, duke thënë se Serbia i ka dhënat e këtyre njerëzve.
“Në fakt është çështje që të ketë bisedime, por do të jetë kërkesë për përshpejtim dhe mbyllje përfundimtare të çështjes së të pagjeturve, sepse ne në kohë kemi vlerësuar edhe sot vlerësojmë se të dhënat për fatin e këtyre njerëzve, për të cilët nuk dihet tash e 11 vjet, i kanë autoritetet e Serbisë”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, Ibrahim Makolli, shef i Grupit Parlamentar i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka thënë se është koha e fundit që të kërkohet zhvleftësimi i rezolutës 1244. Sipas tij nëse raporton në Këshillin e Sigurimit udhëheqësi i UNMIK-ut, atëherë len për të kuptuar që kjo rezolutë ende është në funksion.
“Është koha e fundit që institucionet e vendit të kërkojnë zhvleftësimin e kësaj rezolute dhe njëkohësisht të mos përgjigjen në asnjë pikë që ka të bëjë me te. Në këtë vazhdë e kemi edhe raportimet e Kosovës në Këshillin e Sigurimit, ose për Kosovën, krahas përfaqësuesve nga Kosova po ashtu raportojnë edhe më tutje përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara, udhëheqësi i UNMIK-ut në Kosovë, që len me kuptuar tek një pjesë e opinionit, që Kosova edhe më tutje funksionon në mbështetje të rezolutës 1244”, ka theksuar Makolli.
Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës duhet të deklarohen edhe para faktorit ndërkombëtar që kjo rezolutë për kosovarët është e paqëndrueshme, dhe çdo veprim institucioneve të Kosovës qoftë në raport me brenda, qoftë në raport me jashtë, mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Makolli duke folur për bisedimet që pritet të mbahen, nga thënë se pa njohjen e Kosovës shtet nga ana e Serbisë nuk duhet të bisedohet.
Ndërkaq, Ardian Gjini shef i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se raportimet në Këshillin e Sigurimit e kanë një rëndësi, për shkak se shumica e vendeve dërrmuese në botë, të cilat ndoshta ende nuk e kanë njohur Kosovën, me shumë kujdes e shohin prezantimet e Kosovës në OKB.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka thënë se Kosova në këtë kohë është një pozicion mjaft të pafavorshëm, për shkak të rrethanave ndërkombëtare.
“Pozicioni i Kosovës është tejet delikat, është shumë i keq, për shkak të gjendjes, për shkak të rrethanave ndërkombëtare, jo për shkak të nevojës për të biseduar me gjitha vendet fqinje. Nuk ka vende në botë të cilat do të izolohen, as Kosova nuk do të izolohet, por detyrë parësore është që të rregullojë Kosovën brenda, në mënyrë që cilat do bisedime, qoftë në OKB , qoftë me Serbin ta gjejnë Kosovën jo në pozitë inferiore çfarë është sot, mirëpo në një pozitë të fuqishme, në një pozitë me të cilën realisht do të mund të bisedonte pa asnjë problem”, ka thënë Gjini.
Ndryshe sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-veë do të diskutohet për Kosovën, ku ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, do të flas për të arriturat në Kosovë. Po asht një fjalë do të mbajë edhe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanieri.
Pritet që ministri Hyseni përpos të arriturave në Kosovë do të flas edhe për varrezën e gjetur në Serbi, ku janë mbytur rreth 250 shqiptarë.