E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manal përballë banorëve

17/04/10 01:49

Fillimisht, Domi dhe Jetmiri qëndrojnë në kopësht duke pirë cigare. Ata komentojë miqtë që iu erdhën pak më parë dhe e ka në fjalën për ish-konkurentët e Grande Fratello-s, Veronica dhe George. Jetmiri shprehet me shaka se ata të dy mund të jenë habitur nga banorët e shtëpisë, pasi nuk i kishin dhënë rëndësi veshjes dhe paraqitjes së jashtme, dhe nuk dukeshin shumë mirë. Ndërsa për ata të dy thonë se ishin të veshur shumë mirë, por nëse dhe banorët e BB3, do të qenë veshur më shik, nuk do të kishte patur diferencë mes tyre. Domi thotë se ajo nuk i kishte dhënë aspak rëndësi veshjes, e po ashtu dhe Jona. Ajo shton se Miri ka qënë i veshur mirë, por ai nuk është dakort me këtë mendim. Më pas ata komentojnë pamjen e dy italianëve dhe Domi shprehet se i kanë pëlqyer të dy, por Jetmiri shpreh disa defekte që ka parë tek Veronica. Domi thotë se asaj i pëlqen fakti që ajo ishte pa komplekse dhe shumë e lirshme, dhe djemtë e mbështesin. Më pas ata futen brenda dhe gjejnë Klodin me Manal që po bisedojnë për të njëjtën temë. Manal tregon se nuk i ka pëlqyer Veronica, ndërsa Domi, Klodi dhe Jona pohojnë të kundërtën. Manal thotë se Veronica i është dukur artificiale, dhe Domi i vë në dukje se dhe Manal mund të duket e tillë kur vë lente me ngjyrë në sy. Jona shprehet se ka arritur të kuptojë se Manalit i mbetet qejfi shume shpejt dhe këtej e tutje do të jetë më e kujdesshme me të. Ndërsa Erioni thotë se Manal dukej shumë e vogël para Veronicës dhe ajo e pyet se ku e parë këtë gjë Erioni. Seldi nuk duron dhe i thotë Manalit të mos tregohet e trashë nga mendja, pasi Erioni ka qënë prezent gjatë kohës që të gjithë kanë qënë në sallon, duke përfshirë dhe italianët. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›