E Martë, 3 Nëntor 2026

Manastirliu me atletët kampionë me aftësi të kufizuara intelektuale: Na keni bërë krenarë

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me sportistët që fituan medalje në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore, që u zhvilluan në mars në Torino, Itali.

Gjatë takimit me sportistët Elizon Kacanja, Joanis Myrtollari, Stela Salla, Vanesa Doçi, Joel Gërmenji, me dy trajnerët e tyre Landi Hysin drejtuesin e palodhur të Special Olympics Albania folën mbi arritjet e tyre në këtë aktivitet.

“Kjo ishte hera e parë që personat me aftësi të kufizuara intelektuale përfaqësojnë Shqipërinë. Asnjëherë në historinë e sportit ne nuk kemi pasur përfaqësi sa i përket personave me aftësi të kufizuara intelektuale. Kjo është hera e parë. Atletet tona kanë shkëlqyer, kanë sjellë 5 medalje ari, 1 argjendi dhe 2 bronzi”, tha Hysi.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “me 6 kampionët tanë kemi arritur të kemi rezultate historike dhe jo vetëm jemi krenarë, por edhe në nja garë sikur janë garat e skive ku dihet që ne i kemi pak të vështirë edhe aspektin përgatitor, por në Dardhë kemi atë pistën që gjithmonë na ndihmon për pjesën e përgatitjes, por mbetet një sfidë dhe sfida e vetë terrenit është e vështirë, por edhe nga ana tjetër përgatitja ka ato elementet e veta ku pa federatën e skive ndoshta nuk ia kishim dalë që të kishin përgatitje të nevojshme”.

“Jam e kënaqur që ne kemi tashmë një marrëdhënie të konsoliduar dhe presim që të ecim përpara edhe me instrumentin ligjor që tashmë jemi nëpërmjet shtesave që do t’i bëjmë ligjit për sportin, kemi mundësi që Special Olimpic të kategorizohet në një strukturë, e cila do të financohet direkt nga buxheti i shtetit dhe të kemi sa më shumë mbështetje për të realizuar atë që është e rëndësishme në sport – gjithëpërfshirja”, nënvizoi Manastriliu.

Manastirliu theksoi se “synojmë që nga momentet e para të integrimit në shoqëri që lidhet me çerdhet, kopshtet, shkollat, aksesi për personat me aftësi speciale qoftë ato intelektuale, paraplegjikë apo tetraplegjikë të munden të kenë akses në shërbime, në edukim, në sport, në të gjithë aktivitetet sociale, gjë që jemi duke punuar çdo ditë pikërisht për ta arritur”.

“Më vjen mirë që sa i përket programit të ekipeve sportive në shkolla ne kemi të integruar aty përmes qajses gjithëpërfshirëse, fëmijë, nxënës me aftësi speciale që janë të përfshirë në këto disiplina, të cilat ne sot kemi ekipe sportive, basketbolli, volejbolli për t’i angazhuar edhe pas orarit mësimor”, tha Manastirliu.

/k.s//r.e//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›