Mançester Junajtid fiton Superkupën, debuton Adnan Januzaj
Trajneri David Mojes e ka nisur me trofe aventurën me Mançester Junajtid, teksa arrin të fitojë në finalen e Superkupës në “Uembli” përballë Uiganit me rezultatin 2-0. Përballë skuadrës nga Champions, fituese e Kupës, kampionët e Anglisë ju falën magjive të Van Persit. Holandezi ishte protagonist absolut i sfidës, duke realizuar një dygolësh, pikërisht atë që i dha fitoren djajve. Mojes, që kishte besuar verbërisht gjatë gjithë verës te 30-vjeçari, e mori shpërblimin e tij pas vetëm 6 minutash lojë, kur holandezi shënoi golin e parë në portën e bardhebluve. Ndërsa goli i dytë shënohet në minutën e 60-të.
Pasi ka luajtur disa ndeshje miqësore me Mançester Junajtid, Adnan Januzaj dje ka debutuar zyrtarisht, duke fituar edhe ai Superkupën e Anglisë, edhe pse sulmuesi shqiptar ka hyrë në fushën e lojës në minutën e 83-të. Ai ka zëvendësuar pikërisht heroin e këtij takimi, Van Persin. (Eduard.Ilnica/BalkanWeb)