E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Utd., “zot” në shtëpinë e tij (video)

Skuadra e Fergusonit arriti të marrë një fitore me përmbysje përballë Volfsburgut, i cili zhvilloi një ndeshje të mirë, duke i vënë në vështirësi nënkampionët e Europës.

Gjermanët kaluan të parët në epërsi me anë të Edin Dzekos në minutën e 56-të. Pas një krosimi nga e majta, boshnjaku kërceu më lart se Patrik Evra dhe me një goditje të bukur me kokë e dërgoi topin në krahun e majtë të portierit vendas.

Por avantazhi i “ujqërve” ka zgjatur vetëm tre minuta, pasi goditja e dënimit e Rajan Gigs, e devijuar edhe nga muri, përfundoi në cepin e djathtë të portës mike.

12 minuta para fundit, Majkëll Kerrik u jep fitoren anglezëve me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, pas një aksioni model të Mançesterit.

Me këtë fitore, “Djajtë e kuq” konsolidojnë pozitat në krye të grupit B me pikë të plota, të ndjekur nga Volfsburgu dhe CSKA-ja e Moskës me nga tre pikë. Mbyll renditjen e këtij grupi Beshiktashi me zero pikë.
Në ndeshjen tjetër, të luajtur në orën 18:30, rusët e CSKA Moskës fituan 2-1 ndaj Beshiktashit.

Dzagoev kaloi vendasit në avantazh pas vetëm shtatë minutash lojë me një supergol nga jashtë zone. Në minutën e 61-të Krasiç dyfishoi epërsinë e rusëve.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Dag shkurtoi diferencën, por goli i tij vlen vetëm për statistikë.

Mançester Utd. 2 – 1 Volfsburg

Mançester Utd.: Kuszczak; O'Shea, R. Ferdinand, Vidic, Evra; Carrick, Anderson, Valencia (Fleçer 82’), Giggs; Oëen (Berbatov 20’), Rooney. Trajner: A. Ferguson

Volfsburg: Benaglio; Riether, Ricardo Costa, Madlun, M. Schafer; Josué, Hasebe (Ziani 73’), Gentner, Misimovic; Grafite (Martins 83’), Dzeko. Trajner: A. Veh

Shënues: Gigs 59’, Kerrik 78’/Dzeko 56’

Gjyqtar: V. Kasai (Hungari)

Kartonë të verdhë: Vidiç; R. Kosta

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›