E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jones: Zgjedhjet përmbushën shumicën e standardeve

Gjatë seancës, Kryetari i Komisionit të Helsinkit  Senator Benjamin L. Cardin, tha se ndërsa Bosnia ka bërë hapa prapa, kërkohet një ri-angazhim më agresiv i SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe një bashkëpunim më serioz mes SHBA dhe BE-së.

Gjatë raportimit për Shqipërinë, Zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Xhons, tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ecur përpara, ku të gjitha vendet janë të angazhuara dhe po ndërmarrin hapa drejt antarësimit eventul në Bashkimin Evropian, duke zbatuar reformat e duhura, si e vetmja rrugë drejt integrimit evropian, tha zyrtari amerikan.

Lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit, në Shqipëri zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Xhons tha se Shqipëria bëri përparim të dukshëm krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke përfshirë përmirësimet në regjistrimin e votuesve, kartat e identitetit dhe kornizën ligjore. Xhons u shpreh se “Sipas vlerësimeve të ODHIR-it, zgjedhjet e 28 qershorit përmbushën shumicën e standardeve”.

Zgjedhjet në Shqipëri i përshëndeti edhe përfaqësuesi suedez, Bjorn Lyrvall, i cili tha se: “Shqipëria ka ecur gradualisht drejt integrimit evropian, proces ky që ka marrë hov gjatë viteve të fundit. Në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së këtë muaj ne shpresojmë të arrijmë një marrëveshje për t’ia kaluar kërkesën e Shqipërisë për anëtarësimit komisionit përkatës”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›