E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Junaited keqtrajton Milanin, 4-0

Heroi kryesor i kampionëve të Anglisë ishte padyshim lojtari më i mirë që kanë këtë sezon, Uejn Runi. Vendasit kalojnë në avantazh që në minutën e 13-të me anë të Runit.

Pavarësisht volumit dhe rasteve të krijuara në pjesën tjetër të 45 minutave të para, skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0. Me fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Runi që shkrumboi njëherë e përgjithmonë shpresat e Milanit për një kualifikim të mundshëm, duke dyfishuar shifrat në 2-0.

Mançesteri arrin të shënojë sërish pas 13 minutash, këtë herë me Park. Sulmi i italianëve tregohet i plogësht për të shfrytëzuar disa raste të krijuara në pjesën e mbetur të lojës. Janë sërish vendasit e Mançesterit që vulosin gjithçka me anë të Fleçerit vetëm dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Normalisht skuadrës së Milanit i duhej një fitore në “Old Traford“ për të përmbysur humbjen e parë në fushën e vet 2-3, por ky sezon në Ligën e Kampionëve u mbyll në mënyrën më të turpshme për shtatë herë kampionët e Evropës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›