E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Junaitid: Kristiano Ronaldo nuk del në shitje

Manchester United deklaroi qëllimin e tij për të mbajtur në gjirin e tij portugezin Kristian Ronaldo. Anësori 21-vjecar ka deklaruar javët e fundit se dëshiron të lëvizë në drejtim të Spanjës, ku destinacioni kryesor pritet të jetë Reali i Madridit.
Bosi i "Djajve të kuq", Sër Aleks Ferguson pohoise ai do të bënte të gjitha përpjekjet për të mbajtur yllin e Kombëtares portugeze në "old Trafford".
Klubi anglez përmes një deklarate në faqen zyrtare në internet konfirmoi se nuk ka ndërmend të shesë Kristiano Ronaldo.
"Kristiano porsa nënshkroi kontratën deri në vitin 2010 dhe klubi do të respektojë plotësisht kontratën më të. Klubi nuk do të pranojë asnjë ofertë për Ronaldon".
Kristiano Ronaldo ishte një nga yjet e rinj më të shkëlqyer në botën e futbollit dhe Mancesteri nuk dëshiron të shesë një nga lojtarët më të mirë tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›