E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianët, 225 milionë euro baste gjatë finaleve të Botërorit

Një Botëror i paharuar për futbollin italian të kurorëzuar si kampion i Botës, por i paharuar edhe për kompanitë e basteve, që kanë thyer cdo rekord fitimesh me një Brazil të eliminuar në cerekfinale dhe një finale të papararishikuar Itali-Francë.
Gjatë finaleve të Kupës së Botës, italianët kanë vënë bast në shumën prej 225 milion euro (saktësisht 225.075.576,58 euro), një shumë tre herë më e madhe se ajo e vendosur për Kampionatin Botëror Kore/japoni 2002, ku shuma e mbedhur ishte 84,4 milionë euro. Rritja brenda katër vjetësh midis dy botërëve është 165%.
209, 6 milionë euro janë mbledhur na ndeshjet dhe 15.4 milionë euro në baste speciale.
Në fazën e parë u mblodhën 121 milionë euro (121.810.969,32 euro), ndë ndeshjet e një të tetave 33.7 milionë euro, në cerekfinale 22, 4 milionë euro, në gjysmëfinale 15.9 milionë eurodhe më finale 15.7 milionë euro.
Italianët kanë vendosur "jo direkt" në kompanitë e basteve 186 miionë euro dhe "live" gjatë ndeshjeve në zhvillim e sipër 23,6 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›