E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, hiqet gjendja e emergjencës në 3 rajone

Gjendja e emergjencës tashmë mbetet vetën në një zonë rreth qytetit të Riazanit, rreth 500 kilometra në jug të Moskës, ku zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët.

Sipas mbrojtjes civile, cituar nga agjencitë e lajmeve Interfax dhe Itar-Tass, zjarret kanë shkatërruar në të gjithë vendin gjithsej 2500 banesa, duke u marrë jetën 54 civilëve dhe zjarrfikësve dhe duke lënë të pastrehë më shumë se pesë mijë persona.

Sipas shërbimit meteorologjik rus, sot në Moskë temperaturat kanë rënë me rreth 12 gradë celsius gjatë natës dhe 17 në mëngjes. Reshjet janë të shpeshta dhe kryeqyteti është pastruar ndjeshëm nga smogu që e kishte mbuluar disa ditë më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›