Triumfoi vullneti i mesfushorit
"Biri im, vendos sipas asaj që të thotë ndërgjegjja". Në fund, babai-menaxher, Bosko Liete, është detyruar t‘i japë të drejtë Rikardo Kakasë. Së bashku kanë biseduar gjatë rreth transferimit te Mançester Siti, që do t‘u sillte përfitime të majme. Mesfushori nuk e kishte fshehur dëshirën për të qëndruar te Milani: ia kishte thënë në mënyrë të prerë edhe në telefon. Në fund kështu ndodhi, Kaka nuk u largua nga kuqezinjtë, ndërsa babait Bokso nuk i mbeti asgjë tjetër, veçse t‘i thoshte "po".