E Diel, 1 Nëntor 2026

Mançester Siti, gati oferta 57 milionë euro për Fabregas

Mesfushori

Mançester Siti është gati të ofrojë afro 57 milionë euro (50 milionë sterlina) për kapitenin e Arsenalit, çesk Fabregas. Prej kohësh, Barcelona është vënë në ndjekje të mesfushorit, por superoferta e “sitizëns” mund të bëjë që spanjolli të qëndrojë në Premiership. Sipas “News of the World”, oferta është autorizuar nga pronari i klubit, sheiku Mansur, i cili ka vendosur personalisht që Fabregas duhet të luajë te Siti. Nëse skuadra e Mançinit kualifikohet në Champions, objektiva të tjerë për merkaton e verës janë sulmuesit Fernando Torres, Ibrahimoviç e Baloteli dhe mbrojtësi Xherom Boateng.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›