E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo debat me Airoldin, sepse vijërojtësi festoi

Inter Episodi, pas barazimit 2-2 të zikaltërve me Fiorentinën

Zhoze Murinjo ka mbyllur një tjetër ndeshje në Serinë A mes polemikave. Trajneri i Interit ka debatuar me vijërojtësin, Stefano Airoldi, i njëjti që ndikoi në largimin me karton të kuq të Maikon në takimin e përpara disa javëve me Bolonjën. Episodi ka ndodhur në fund të takimit që zikaltërit barazuan 2-2 në fushën e Fiorentinës. Në momentin kur po hynte në dhomat e zhveshjes, portugezi shkoi drejt arbitrit anësor dhe vuri re se Airoldi tha: “Bravo, të vazhdojmë kështu”, duke shtrënguar grushtin. Murinjo e pyeti: “Përse po festoje?”, ndërsa vijërojtësi kundërpërgjigjet: “Pse? Nuk më lejohet të them ‘bravo, bravo’?”. Ngjarja do të merret në shqyrtim nga komisionet e federatës italiane, ndërsa drejtori teknik i Interit, Marko Branko, tha: “Airoldi festoi? Nëse ka ndodhur kështu, duhet të kuptojmë përse e ka bërë. Ishte thjesht i kënaqur për paraqitjen e tij, apo me kë skuadër është tifoz, me Fiorentinën ose Romën, ose është kundër Interit. Mundësia e dytë do të ishte e rëndë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›