Miliband: Britania mbështet integrimin e Kosovës
Londër (rel/start)Ministri i Jashtëm britanik David Miliband tha se Britania mbështet Kosovën në të ardhmen e saj evropiane. Deklaratat e shefit të diplomacisë britanike u bënë pas takimit me krerët e institucioneve të Kosovës, kryetarin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Miliband ka shtuar se përshëndet përkushtimin e presidentit dhe kryeministrit kosovar për shtrirjen e plotë të EULEX-it në Kosovë.
"Pavarësisht nga shqetësimet e tyre për planin e Kombeve të Bashkuara, unë jam i impresionuar me qartësinë e përkushtimit të liderëve të Kosovës për të marrë për bazë shqetësimet e pakicës serbe në Kosovë", ka thënë Miliband.