"Bota e ndryshimit", nisin aplikimet per vende pune
Projekti "Bota e Ndryshimit" eshte tashme ne vitin e dyte te venies se tij ne praktike edhe ne Shqiperi. I organizuar nga Vodafone Foundation Albania, ai i dedikohet njerezve ne nevoje, shqetesimeve dhe problemeve te tyre. Keshtu ai eshte nje projekt qe ka fuqine e inkurajimit dhe eksplorimit te ideve me te mira mes njerezve, per te ofruar alternativa dhe ide te reja ne zgjidhjen e problemeve. Si nje nder te paktat organizata bamiresie ne vend, Fondacioni Vodafone Albania ka si mision perdorimin maksimal te burimeve, qe vijne nga zhvillimi i teknologjise se biznesit ne funksion te mbeshtetjes se iniciativave sociale ne fushat e shendetesise, edukimit, mjedisit dhe kushteve social-ekonomike te komuniteteve ne nevoje. E financuar nga Vodafone Albania Sh.A. dhe Vodafone Foundation ne Mbreterine e Bashkuar, ajo sjell per te dytin vit radhazi programin "Bota e Ndryshimit". Ky program, i cili realizohet ne 13 shtete ku jane prezente fondacionet Vodafone, ka ne kuadrin e tij 52 programe te ndryshme dhe ofron nje mundesi reale per kedo qe ka pasionin dhe entuziazmin, per te sjelle ndryshim ne jeten e njerezve ne nevoje. Programi i jep mundesi aplikanteve te punojne me kohe te plote pergjate nje viti, prane nje organizate qe aplikanti e ka zgjedhur e qe pranon projektin e propozuar ne kuader te programit te OJF-se. Permes tij, mbulohen edhe kostot e rroges dhe shpenzimeve operative te fituesit, per te arritur objektivat, per te cilat ai eshte shpallur fitues.