E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore garanton me 60 milione euro pronarin e ri te OSSH

Banka Boterore ka dhene nje kredi garanci prej 60 milione euro, per Operatorin e Shperndarjes se Energjise (OSSH), i cili eshte privatizuar tashme. Sipas burimeve zyrtare te Bankes Boterore kjo marreveshje eshte pjese e kontrates se shitjes se aksioneve te OSSH sh.a. qe eshte miratuar tashme nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise. Ajo cfare Banka Boterore ka marre persiper te garantoje financiarisht dhe me reputacionin e saj, eshte fakti qe Republika e Shqiperise dhe organet e saj shteterore, do te respektojne rregullat qe tashme jane te miratuara dhe pjese e legjislacionit shqiptar. Ministri i Financave theksoi se kjo "kredi nuk shkakton asnje kosto per buxhetin e shtetit, deri ne momentin kur do te vertetohet se pala shqiptare, qeveria, do te respektoje ne menyre rigoroze Deklaraten Rregullatore te Entit Rregullator te Energjise Elektrike dhe qeveria shqiptare, angazhohet me kete rast qe te respektoje kete Deklarate Rregullatore, ne menyre qe e gjithe kjo kredi prej 60 milione euro te mos perdoret per te tilla veprime, por te jete per t'u perdorur per modernizimin e sistemit energjetik ne teresi". Kontratat e lidhura per kete garanci, parashikojne qe nje Banke Tregtare (City Bank), e zgjedhur me procedure konkurruese ne bashkepunim me Banken Boterore do te hape nje Leter Kredi (Letter of Credit) ne favor te OSSH sh.a..


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›