Mançesteri mund Fulhamin në ndeshjen e prapambetur (video)
Mançester - Mançester Junaited arriti të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Fulhamit në ndeshjen e prapambetur për javën e tretë të Premier Ligës. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Sir Aleks Ferguson shkëputet edhe me tre pikë të tjera nga Liverpuli i vendit të dytë, duke e çuar në 5 pikë diferencën.
Golin e parë për Mançesterin e shënoi Pol Skols në minutën e 12-të nga një goditje dënimi nga jashtë zonës. Goli i dytë u shënua në minutën e 30-të nga bullgari Dimitar Berbatov. Goli i tretë për kampionët e Anglisë do të vinte në pjesën e dytë me anë të saporikthyerit Runi në minutën e 63-të.
Mançesteri mban vendin e parë në Premier Ligën angleze me 59 pikë, i ndjekur nga Liverpuli me 54. Fulhami mbetet në kuotën e 30 pikëve duke mbajtur vendin e dhjetë.