E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego: Në maj vendos për të ardhmen time

Bremen - E ardhmja e brazilianit Diego do të vendoset vetëm në muajin maj. Futbollisti i Verder Bremenit po vëzhgohet prej kohësh nga skuadra e Juventusit, e cila goditjen përfundimtare pritet ta bëjë në merkaton e verës. Në një deklaratë për mediat vetë futbollisti është shprehur se për vazhdimin e karrierës së tij do të vendosë vetëm në muajin maj.

“Dihet që më kërkojnë Juventusi, Reali i Madridit dhe Mançester Siti. Në maj do të vendos se çfarë do të bëj, -deklaron futollisti. Për momentin jam duke menduar vetëm për ndeshjet me skuadrën time të Verder Bremenit”.

Diego është duke bërë një paraqitje të shkëlqyer me skuadrën e Verderit, dhe kjo ka ngjallur interesimin jo vetëm të Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›