E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancesteri mund Liverpulin triplete e Berbatov

ANGLI- Mancester Junajtid ka mposhtur 3-2 Liverpulin ne Old Traford ne nje ndeshje spektakolare qe eshte vendosur nga sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov.

Takimi ishte mberthyer ne shifrat 2-2 deri 6 minuta para fundit kur Berbatov arriti te realizonte golin e fitores per Djajte e Kuq qe vinin ne kete sfide pas disa rezultateve jo te mira.

Bullgari shenoi golin e avantazhit ne minuten e 42-te te pjeses se pare dhe ne te 14-ten e se dytes por avantazhi i dyfishte i Junajtid u anulua nga dopieta e Stiven Xherard i cili realizoi dy here ne harkun e 6 minutave.

Pas ketij rezultati ishte serish Berbatov qe shenoi golin e fitores per vendasit e drejtuar nga Aleks Ferguson qe jane ngjitur ne kuoten e 11 pikeve. Por cudia e te gjitheve qendron ne faktin se edhe kete here mbrojtja e Junajtid ka lejuar 2 gola kur ndeshja dukej e mbyllur.

Nderkohe asnje problem per Celsin e Karlo Ancelotit qe sot ka marre fitoren e peste ne po kaq ndeshje duke mundur thellesisht 4-0 Blekpulin. Blute e Londres kane vendosur gjithcka qe ne pjesen e pare fale golave te Kaluse Drogbase dhe dopietes se Maludase. Celsi ruan te paprekur kreun me 15 pike por me nje golavarazh te frikeshem 21-1. Nderkohe fitore edhe per Mancester Sitin ne fushen e Uiganit. Karlos Tevez dhe Jaja Ture i dhane fitoren skuadres se Mancinit qe vinte ne kete sfide me probleme te shumta.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›