E Diel, 1 Nëntor 2026

Barazim me Teuten dorehiqet Shpetim Duro

TIRANE-Besa ka barazuar pa gola dje ndaj Teutes duke mbetur ne vend te parafundit ne kampionat. Nje rezultat i tille ne nje stadium pa tifoze ka sjelle edhe doreheqjen e trajnerit Shpetim Duro i cili e ka konsideruar te pamundur vazhdimin e detyres. Ai ka qene i pakenaqur me lojen e ekipit te tij gjate gjithe ndeshjes me durrsaket. Jam shume i zhgenjyer me lojen qe zhvilloi ekipi sot - deklaroi Duro ne konferencen per shtyp pas takimit. - Duhet te fitonim por loja nuk ishte ne lartesine e duhur. Kemi marre nje barazim qe na mban ne vendet e fundit dhe ne kushte te tilla une do ti paraqes presidentit Nexhat Bizhdili doreheqjen time. Me vjen keq per kete gje por nuk mund te vazhdoj me keshtu shtoi Duro. Ne kater javet e para Besa ka marre vetem 2 pike ndersa ka pesuar 2 humbje me Skenderbeun e Dinamon. Mendova se kete sezon mund te benim dicka ndryshe dhe te bukur. Formuam nje ekip jo me shume emra te medhenj por cilesor. Ndeshjet e para ishin zhgenjyese ashtu si i gjithe ky fillim sezoni. Gjithsesi ishte bukur te punoja ketu deklaroi Shpetim Duro.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›